Ferma Organike Marjan Toma

Ferma Organike Marjan Toma Prodhojmë dhe shesim drejtëpërdrejtë domate, kastraveca dhe sallatë jeshile bio, por edhe shum?

Ne besojmë se cilësia e jetës dhe cilësia e ushqimit janë dy anë të së njejtës medalje. Kemi bindjen se ushqimet nuk duhet të jenë vetëm të shijshme, por edhe të sigurta e të shëndetshme. Mendojmë gjithashtu se mjedisi është një trashëgimi e çmuar, që duhet ruajtur me kujdes për brezat që do të vijnë. Për të gjitha këto arsye, në fermën tonë në Shelqet të Vaut të Dejës, për rritjen e frutave dhe p

erimeve kemi zgjedhur të zbatojmë parimet bashkëkohore të bujqësisë organike. Pasioni dhe përvoja e trashëguar ndër breza, bujaria e e tokës së Zadrimës dhe metodat e reja biologjike na shpërblejnë me prodhime tërësisht natyrale me pamje, aromë dhe shije superiore. Ne prodhojmë dhe shesim drejtëpërdrejtë domate, kastraveca dhe sallatë jeshile organike të çertifikuar, në stinët përkatëse. Me metoda 100% natyrale prodhojmë gjithashtu edhe lëngun organik të shegës nga pemë të kultivuara në kopshtet tona. Pranë fermës sonë do të gjeni gjithashtu edhe shumë prodhime të tjera të freskëta e të përpunuara ushqimore, të përzgjedhura mes fermerëve të përkushtuar të krahinës së Zadrimës.

Address

Shelqet

Telephone

+355672305699

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ferma Organike Marjan Toma posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ferma Organike Marjan Toma:

Share