Parfumi im Aroma Juaj

Parfumi im Aroma Juaj Kënaqësia jote, kënaqësia jonë!

27/06/2025

Sot e xhuma 13:00! hyrja falas! Ndahet pjesë e trashëgimisë profetike në çdo xhami!

Lutje që Allahu e do dhe të do! Të dha jetën! Dhuruesi i pashembullt! O Allah ti je Falës, e do faljen! Më fal mua!
26/03/2025

Lutje që Allahu e do dhe të do! Të dha jetën! Dhuruesi i pashembullt! O Allah ti je Falës, e do faljen! Më fal mua!

29/01/2025
23/02/2024

Agjëruesi përjeton dy gëzime!

Profeti ﷺ ka thënë:
“Agjëruesi përjetojnë dy gëzime; një herë kur bën iftar, dhe një herë kur do të takohet me Zotin e tij.”

Lidhur me gëzimin kur ai bën iftar, shpirtrat janë të krijuar që të kenë anim tek ato gjëra që e kënaqin atë, si ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet. Kur atyre u ndalohen ato për një kohë të caktuar dhe pastaj i lejohen ato përsëri, shpirtrat gëzohen për këtë. Kjo është veçanërisht kur kanë nevojë për diçka. Padyshim se shpirtrat gëzohen për këtë. Nëse kjo është e dashur nga Allahu, atëherë është e pëlqyer nga sheriati dhe kjo është mu ajo që agjëruesi përjeton kur ai do të bëjë iftar. Ashtu sikurse Allahu i ka ndaluar këto epshe gjatë ditës, Ai i ka lejuar ato gjatë natës dhe jo vetëm kaq, Ai gjithashtu do që iftari të bëhet menjëherë dhe syfyri të shtyhet deri në fund. Robërit që Allahu i do më së shumti janë ata që bëjnë iftar në fillim të kohës1. Pos kësaj, Allahu i lavdëron ata që hanë syfyr ndërsa engjëjt kërkojnë falje për ta.

Agjëruesi i braktis epshet e tij gjatë ditës për hir të Allahut dhe për t’iu bindur Atij, dhe për t’iu afruar Atij. Gjatë natës ai nxiton drejt tyre për t’iu afruar Allahut më shumë dhe për t’iu bindur Atij. Prandaj ai i braktis ato për hir të urdhrit të Zotit të tij në të njëjtën mënyrë sikurse ai i kthehet atyre për hir të urdhrit të Zotit të tij. Në këtë mënyrë ai i bindet Zotit të tij në të dy gjendjet. Prandaj është e ndaluar për të agjëruar në mënyrë të vazhdueshme.

Kur agjëruesi ngutet për të prishur agjërimin në mënyrë që t’i afrohet Zotit të tij dhe ha e pi, e pastaj e lavdëron Allahun, shpresohet që ai të arrin faljen dhe kënaqësinë. Hadithi thotë:

“Allahu është me të vërtetë i kënaqur me robin e Tij, i cili ha dhe e lavdëron Atë për këtë, dhe pi dhe e lavdëron Atë për këtë.”

Ndoshta lutja e tij pranohet në atë kohë, sikurse është transmetuar në hadithin e Ibn Maxhes:

“Duaja e agjëruesit në kohën e iftarit është e pranuar.”

Nëse ai përveç kësaj, së bashku me ushqimin dhe pijen e tij, e ka për qëllim që të forcojë trupin për namaz dhe agjërim, ai shpërblehet për të. Në mënyrë të ngjashme ai shpërblehet për gjumin e tij gjatë natës dhe ditës, nëse ai ka për qëllim forcën për të vepruar.

Sa për gëzimin kur ai takohet me Zotin e tij, kjo ndodhë kur ai e sheh se çfarë shpërblimi e pret atë për shkak se ai agjëroi. Ai do ta gjejë atë kur ka nevojë më së shumti për të. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

”Sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Allahu më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh.” 3

Isa bin Merjem ka thënë:

“Nata dhe dita janë dy depo; prandaj shikoni se çka po vendosni në to. Ditët janë depot e njerëzve në të cilat ata vendosin mirësitë dhe të këqijat. Në ditën e gjykimit këto depo do t’u hapen njerëzve të tyre. Të devotshmit do të gjejnë lavdinë dhe nderin kurse mëkatarët do të gjejnë humbje dhe keqardhje.”

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 215-216

Përktheu: Valdet Gashi

www . perlatmuslimane . com

Artikujt e fundit Akide Bota e Xhinëve Armiku i parë Këtij i ka urinuar shejtani në veshët e tij Të kërkuarit ndihmë xhinëve gjatë rukjes? A mundet që shejtani të marrë formën dhe pamjen e njeriut? Shejtani të thotë se je duke kërkuar dije për syefaqësi Shejtani dëshiron që ta m...

Address

Elbasan
3000

Telephone

+355694320643

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Parfumi im Aroma Juaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Parfumi im Aroma Juaj:

Share

Category