Kaza Frut

Kaza Frut Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kaza Frut, Organic Grocery Store, Fshati Renze, Fushe Cidhen, Peshkopi.

Të gjitha materialet dhe përmbajtjet e publikuara në këtë faqe janë prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Address

Fshati Renze, Fushe Cidhen
Peshkopi

Telephone

+355684062622

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kaza Frut posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Kaza Frut

Shumbati, një nga fshatrat e komunës së Sllovës në Dibër, ka qenë dikur pjesë e ndërmarrjeve bujqësore dhe shquhej për frutikulturën e tij, sidomos për kumbullën. Sot, është vendi ku operon ‘Kaza Frut Dibër’, një sipërmarrje e themeluar në vitin 2008 nga Ramazan Kaza me qëllim ngritjen e një linje të përpunimit të frutave të thata. Ai është sipërmarrësi i parë që përuroi një iniciativë të tillë. Ai gëzon plot 25 hektarë tokë, ku janë mbjellë 500 rrënjë kumbulla dhe 200 rrënjë qershi; Prodhon rreth 120 ton fruta/ vit, ka vëllim DHF prej 50 tonësh dhe në fabrikën e tij ka një linjë përpunimi të kumbullës me një kapacitet prej 2.8 ton kumbull/ ditë.

Kompania Kaza Frut filloi të veprojë në vitin 2008 në prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e kumbullave dhe frutave të tjera si mollë dhe qershi. ‘Kaza Frut’ ka 2 ha pemishte kryesisht kumbull, mollë, qershi; Një park makinerish bujqësore; dhoma për konservim të ftohtë me kapacitet deri në 25 ton, si edhe linjë përpunimi për përgatitjen e kumbullës për prodhim rakie. Raporti i kumbullës së freskët me atë të përpunuar është katër me një dhe prodhimi ëszhtë shumë cilësor. Ramazani sot ka arritur të certifikojë produktin e tij dhe në arenën ndërkombëtare, duke u bërë i vetmi që mbart një certifikim për kumbullën në Dibër dhe ndër të paktët individë në Shqipëri. Në fillimet e ‘Kaza Frut Dibër’ u tentua që produktet të futeshin në tregun e Dibrës, Kukësit dhe Tiranës. Ndonëse, tregu përbante gjithnjë pengesa, ku midis tyre ka qenë dhe futja ilegalisht e produkteve të njëjta nga Mali i Zi dhe Maqedonia. Prodhimi sot përfshin grumbullimin e frutave nga fushat, seleksionimin dhe më pas ambalazhimin nëpër paketimet përkatëse 200 gr, 500 gr dhe 6 kg. Linja e përpunimit ‘Kaza Frut Dibër’, gjatë kohës, nuk i ka shërbyer realisht vetëm sipërmarrjes së Ramazanit por gjithasthu edhe fermerëve të tjerë, të cilët vetëm vitin e parë të hapjes së fabrikës ‘Kaza Frut’ arritën të përpunojnë 500 kuintalë kumbull të freskët. Në vitin 2012 ‘Kaza Frut’ përditësoi edhe më tej infrastrukturën prodhuese duke instaluar linjën e tharjes së kumbullës me kapacitet 2.8 ton kumbulla të freskëta në ditë (0,7 ton kumbull të thata çdo ditë). Kjo është dhe linja e parë e tharjes në Shqipëri.