Produkte Bylmeti- Bjeshket e Malesise

Produkte Bylmeti- Bjeshket e Malesise Prodhimet tona mund ti gjeni në disa pika sh*tjeje në Malësinë e Madhe, si edhe drejtëpërdrejtë pranë baxhos sonë në Rr. Jeni përherë të mirëpritur!

Djathra dhie, lope dhe kaçkavall me shije të rrallë: qumështin më i mirë të krahinës së Shkrelit, e shndërrojmë çdo ditë në prodhime të freskëta bylmeti të cilësisë së lartë. Natyra e bekuar e Alpeve Shqiptare, ku rriten të lira tufat e dhive e të lopëve të fermerëve me të cilët bashkëpunojmë, dijet dhe traditat e hershme të krahinës së Shkrelit si edhe puna e palodhur e banorëve të kësaj treve ja

në “sekretet” e prodhimeve 100% BIO “Bjeshkët e Malësisë”. Qumështi i freskët grumbulluar pranë partnerëve tanë, - dhjetëra familje fermerësh në një hapësirë të gjerë që shtrihet nga zona e Reçit, brenda parkut natyror të Shkrelit, deri lart në bjeshkë, - përpunohet çdo ditë në mini-fabrikën e ndërtuar me teknologji bashkëkohore, në përputhje me të gjitha kërkesat e tregjeve të BE-së. Puna, pasioni dhe përkushtimi i përditshëm na shpërblejnë me djathëra dhie, lope dhe kaçkavall me shije të rrallë, si edhe me një sasi të kufizuar, por tejet cilësore gjize, kosi dhe dhalle. Dëshmorët e Reçit, nr.3, në fshatin e njohur turistik të Reçit. Ato mund ti shijoni gjithashtu në disa prej restoranteve më të mira të qarkut të Shkodrës, ndër të cilët edhe “Shporta e Reçit”, një pikë e njohur referimi për banorët, pushuesit dhe vizitorët e krahinës sonë. Prej vitesh shërbejmë me sukses edhe tregun e bylmetit në Kosovë, ku prodhimet “Bjeshkët e Malësisë” janë gjithashtu shumë të vlerësuara. Për tu njohur më mirë me ne, me krahinën apo me prodhimet e shërbimet tona ju ftojmë të na kontaktoni e të na vizitoni.

Address

Rruga E Fabrikes
Reç

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 08:00 - 20:00

Telephone

+355685665945

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Produkte Bylmeti- Bjeshket e Malesise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category