04/09/2026
Mes majës tnaltë të Cukalit, dhe shkambijve të egjër e heshtjes së thellë të Shllakut, ka pasë burra që nuk kanë jetue për lavdi, as për emën e duartrokitje të miletit por kanë jetue për Zotin, për tokën e vet e për njerëzit e vet.... dhe kështu ishte Frati i Shllakut...në ato male ku dimni asht i gjatë e rrugët e vështira ku njeriu është mësue me e përballue jetën me krahë të vet e me zemër të fortë, ai shërbeu me përkushtim e me besim...Frati i njihte hallet e malësorëve, dhimbjet e tyne, gëzimet e vogla e sprovat e mëdha.... dhe kur mbetej vetëm, si nuk lutej për me e pa katuni ai lutej Zotit e për Shllakun e vete...Frati lutej për durimin, për sakrificën, për faljen e për forcën që i duhet njeriut me ecë përpara kur jeta bahet e randë...
Kjo asht madhështia që unë, si malësor, e çmoj ma së shumti... me ba detyrën pa zhurmë, me i shërbye njerëzve pa kërkue shpërblim dhe me e mbajtë besimin gjallë edhe atëherë kur gjithçka përreth duket e errët. .
Fjalët e tij lindën në vetminë e maleve, por nuk mbetën aty. Ato janë pjesë e kujtesës sonë dhe dëshmi se edhe në skajet ma të thella të Malësisë kanë jetue njerëz me shpirt të madh, me besë e me qëndresë... Shllaku nuk asht veç mal, gur e rrugë të vështira.
Shllaku asht kujtesë, asht besë, asht sakrificë e asht plotë me njerëz që kanë lanë gjurmë....ku Frati i Shllakut asht pjesë e kësaj historie.
Ndoshta sot, në këtë kohë kur shumë fjalë thuhen për lavdi e harrohen shpejt, kemi ma shumë se kurrë nevojë me kujtue ata që folën pak, por jetuen shumë.
Sepse mali i harron gjurmët e kambëve, por nuk i harron kurrë gjurmët e burrave që i shërbyen me zemër.
Ju përshëndes nga Ferma E Shën Mhillit Blet Lopë Dele Dhi P**a Vukaj Shllak Shkodër ...