Infoalb

Infoalb Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Infoalb, Grocers, Skopje.

Nga Mr. Herolind LimaniDisa sqarime në lidhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe mendimin e përbashkët Amicus cur...
31/03/2026

Nga Mr. Herolind Limani

Disa sqarime në lidhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe mendimin e përbashkët Amicus curiae referuar Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Komisioni i Venecias është krijua në maj të vitit 1990, si një organ konsultativ i Këshillit të Evropës me një rol të përcaktuar që të ofrojë këshilla ligjore për shtetet e tij anëtare dhe, në veçanti, të ndihmojë shtetet që dëshirojnë të sjellin strukturat e tyre ligjore dhe institucionale në përputhje me standardet evropiane dhe përvojën ndërkombëtare në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Sa i përket Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Komisioni i Venecias të njejtin e ka vlerësuar në dritën e standardeve evropiane të zbatueshme për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare, siç parashikohet në veçanti në Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe në Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave si dhe në dritën e parimit të shtetit të së drejtës.
Por, ç’janë standardet ndërkombëtare për
të drejtat e njeriut në përgjithësi?

Standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe për përdorimin gjuhëve (të pakicave) në veçanti janë nivel më i ulët i rregullimit të një çështje përkatësisht përdorimit të gjuhëve në rastin konkret. Apo me fjalë të tjera, Instrumentet ndërkombërare që u referohen pakicave kombëtare dhe gjuhëve të tyre janë apo krijojnë standart minimal për rregullimin e përdorimit të gjuhëve a kjo mëtej nënkupton se në njërën anë, askush nuk guxon të shkojë nën këto standarde të cilat janë minimale apo janë bazament nga i cili fillohet të rregullohet përdorimi i gjuhëve në rastin konkret, por në anën tjetër, nuk ekziston asnjë pengesë për një shtet që të shkojë mbi dhe jashtë asaj që është e përcaktuar me këto standarde që janë minimale. Dhe ky është një parim i njohur në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Prandaj konform kësaj që thamë, sqaroj se nuk ka asnjë pengesë që gjuha shqipe të përdoret si gjuhë e dytë zyrtare në RMV, më gjerë se sa që përcaktojnë standardet e këtilla ndërkombëtare. Andaj asgjë nuk e pengon Republikën e Maqedonisë së Veriut që të shkojë mbi këto standarde në drejtim të përmisimit të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në RMV.
Dhe me këtë ligj, pra me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve kjo edhe ndodh, domethënë rregullimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe në RMV shkon më larg apo përtej asaj që përshkruajnë këto standarde minimale në instrumentet ndërkombëtare dhe kjo është në rregull për një shtet dhe shoqëri demokratike siç pretendojmë të jemi ne. Me një fjalë, këto instrumente nuk mund dhe nuk duhet të shihen si një standard i zbatueshëm për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ato mund të shihen si standard minimal, por jo edhe si pengesë që gjuha shqipe të përdoret si gjuhë zyrtare si gjuha maqedonase në RMV, më gjerë se sa që përcaktojnë standardet e këtilla ndërkombëtare, sepse këto instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të konsiderohen si standarde të larta apo maksimale vetëm për ato shtete që nuk janë palë, që nuk i njohin apo pranojnë si dhe që nuk kanë vullnet që t’i ratifikojnë dhe me këtë edhe t’i zbatojnë të njejtit si për shembull për Bullgarinë, Greqinë, Turqinë, Gjeorgjinë, Shqipërinë etj.

Prandaj Komisioni i Venecias në Opinionin e tij referuar Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve e përshëndet “zgjerimin e përdorimit madje të gjuhëve të pakicave si një vendim pozitiv që duhet inkurajuar”, por unë këtu dua të shtoj dhe të sqaroj se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut as kanë qenë e as janë pakicë, por përkundrazi, ato janë shumica e dytë më e madhe në këtë vend dhe kjo u dëshmua edhe me rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, sipas së cilit: Popullsia e përgjithshme rezidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me 5 shtator 2021 është 1 836 713 persona. Lidhur me strukturën etnike, 1 073 299 ose 58.44% përqind e popullsisë janë deklaruar si maqedonas, 446 245 ose 24.30% përqind si shqiptarë, 70 961 ose 3.86 % turq, 46 433 ose 2.53 % romë, 8 714 ose 0.47% vllehë, 23 847 ose 1.30% serbë dhe 16 042 ose 0.87% si boshnjak.
Nga popullsia e regjistruar janë deklaruar që gjuha amtare e tyre është: 61.38% gjuha maqedone, 24.34% gjuha shqipe, 3.41% turke, 1.73% rome, 0.17% vllehe, 0.61% serbe dhe 0.85% boshnjake.

Problemi sipas meje nuk duhet të përqëndrohet te fakti se Ligji i Përdorimit të Gjuhëve (2019) e zgjeron ndjeshëm përdorimin e gjuhës shqipes në organet publike krahasuar me Ligjin e vitit 2008, por e keqja dhe problemi si dhe zgjidhja e tik duhet të përqëndrohet në atë se gjuha shqipe dhe alfabeti i saj ende (2026) nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj edhe përkundër faktit që shqiptarët në RMV janë shumica e dytë më e madhe dhe janë shtetformues që përfaqësojnë 24.30% përqind, krahasuar me Republikën e Kosovës në të cilën gjuha serbe dhe alfabeti i saj është e barabartë me gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj në institucionet e Kosovës edhe pse serbët në Kosovë janë pakicë dhe përbëjnë më pak se 5% të popullsisë dhe askush atje nuk pretendon se gjuha serbe në Kosovë shkon përtej standardeve evropiane apo e tejkalon Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave.

Mbështetur në Opinionin e Komisionit të Venecias por edhe në mendimin e përbashkët amicus curia,
Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, duhet të mbesi në fuqi sepse:
“implikimet finaniare dhe teknike si dhe mungesa e qartësisë së disa dispozitave” nuk mund të jenë bazë për shfuqizimin e tij nga Gjykata Kushtetuese e RMV-së, krahasuar në anën tjetër me përputhshmërinë e plotë të tij me Amendamentin V dhe frymën e Kushtetutës dhe të Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit si dhe nevojën reale të përdorimit të gjuhës shqipe dhe marrjen e përgjigjeve edhe në gjuhën shqipe nga ana e shqiptarëve si komuniteti i dytë më i madh dhe shtetformues në këtë vend.

Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë edhe në praktikë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke siguruar mjete të mjaftueshme financiare dhe masa përkatëse administrative dhe resurse njerëzore.

Kërçovë, a je gati?
01/10/2025

Kërçovë, a je gati?

14/09/2025

Address

Skopje

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Infoalb posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category