Komuna e Sarajit sot

Komuna e Sarajit sot Gjith qka rreth Sarajit

DY MUAJ MË VONË – AJRI NË SARAJ ËSHTË EDHE MË I NDOTURPara dy muajsh ngritëm zërin për ndotjen alarmante të ajrit në Kom...
17/06/2026

DY MUAJ MË VONË – AJRI NË SARAJ ËSHTË EDHE MË I NDOTUR

Para dy muajsh ngritëm zërin për ndotjen alarmante të ajrit në Komunën e Sarajit. Fatkeqësisht, sot gjendja nuk është përmirësuar. Përkundrazi, ndotja vazhdon të mbetet një problem serioz që prek shëndetin dhe jetën e çdo banori.

Përveç djegies së mbeturinave, gomave dhe materialeve plastike në zona të ndryshme, shqetësim i madh mbetet edhe ndotja që dyshohet se vjen nga proceset industriale të përpunimit dhe djegies së lëndëve të ndryshme.

Banorët raportojnë vazhdimisht tym, erë të rëndë dhe ndotje të vazhdueshme. Këto ankesa nuk duhet të injorohen, por të hetohen me seriozitet dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.

Çdo ditë pa kontrolle të plota dhe pa masa konkrete do të thotë më shumë ekspozim ndaj ajrit të ndotur, me pasoja të mundshme për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

Kërkojmë nga institucionet:
• Hetim të plotë të të gjitha burimeve të mundshme të ndotjes, përfshirë aktivitetet industriale.
• M***e të rregullta dhe transparente të cilësisë së ajrit.
• Ndalimin e djegies së paligjshme të mbeturinave.
• Informim publik për rezultatet e kontrolleve dhe masat e ndërmarra.

Banorët e Sarajit kanë të drejtë të dinë se çfarë po thithin çdo ditë. Ajri i pastër nuk është luks – është një e drejtë themelore.

Dy muaj më parë ngritëm zërin. Sot e ngremë përsëri, sepse problemi vazhdon dhe kërkon zgjidhje urgjente.

A dështoi investimi i paralajmruar për liqenin Treska?!
16/06/2026

A dështoi investimi i paralajmruar për liqenin Treska?!

Rruga Krushopek – Llokë është e bllokuar për qarkullim për shkak të një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura në...
11/06/2026

Rruga Krushopek – Llokë është e bllokuar për qarkullim për shkak të një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura në afërsi të shkollës. Fshatrat e Sarajit

Shkruan Fshati Krushopek Shkup

Haxhilerët e BFI-së nga Shkupi, nesër kthehen nga tokat e shenjta
07/06/2026

Haxhilerët e BFI-së nga Shkupi, nesër kthehen nga tokat e shenjta

Privohet nga liria një banor i rrethinës së Shkupit, i cili sot ka shtënë ndaj një bashkëfshatari dhe i ka shkaktuar pla...
06/06/2026

Privohet nga liria një banor i rrethinës së Shkupit, i cili sot ka shtënë ndaj një bashkëfshatari dhe i ka shkaktuar plagë

Sot (06.06.2026), nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Gjorçe Petrovit e privuan nga liria G.A. (43) nga fshati Shishevë, rajoni i Shkupit, duke vepruar sipas denoncimit rreth orës 16:10 nga I. Sh. nga i njëjti fshat, sipas të cilit G.A. kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të tij në hyrje të fshatit Shishevë dhe i kishte shkaktuar lëndim në pjesën e vesh*t.
Sipas denoncimit, G.A. dhe S.A., të dy nga fshati Shishevë, e kishin ndaluar rrugës denoncuesin, pas çka G.A. kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte qëlluar në drejtim të tij. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

05/06/2026
Liridona Vejseli: Dënimi i KF Shkëndija, “diciplinim” dhe frikësim i klubeve shqiptare.A ka ardhur koha për bojkot të li...
03/06/2026

Liridona Vejseli: Dënimi i KF Shkëndija, “diciplinim” dhe frikësim i klubeve shqiptare.
A ka ardhur koha për bojkot të ligave vendore nga shqiptarët!?

Lufta e qarqeve nacionaliste maqedonase ndaj Klubit Futbollistik “Shkëndija” filloi që nga fillimi i kampionatit, me shumë padrejtësi, referime të padrejta, kartona të kuq, presione dhe kulminoi sot me dënimin me gjobë dhe përjashtim nga Kupa. Paramendpni, finalja e kupës kryefund me hile dhe anime e kur proreston e merr edhe një dënim shtesë fatal. Ky është mesazh për “diciplinimin” e klubeve shqiptare.
Urgjentisht duhet diskutohet dhe të mblidhen klubet shqiptare, ose të ndalohen këto padrejtësi ose të bojkotohen ligat vendore sportive.

01/06/2026
Urime KF Shkëndija e Haraçinës për arritjen në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë!Ky është rezultat i punës, sakrifi...
31/05/2026

Urime KF Shkëndija e Haraçinës për arritjen në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë!

Ky është rezultat i punës, sakrificës dhe përkushtimit të futbollistëve, stafit drejtues dhe tifozëve besnikë. Ju urojmë shumë sukses në ndeshjen vendimtare dhe shpresojmë që këtë sukses ta kurorëzoni me ngjitjen në elitën e futbollit.

Forca Shkëndija dhe suksese në rrugëtimin drejt Ligës së Parë!

29/05/2026

Disa qytetarë nga disa fshatra të Komunës së Sarajit janë ankuar në faqen tonë se ende po përballen me mungesë të ujit për pije. Banorët thonë se problemi vazhdon prej kohësh dhe kërkojnë urgjentisht zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.

I bëjmë thirrje Komunës së Sarajit dhe organeve kompetente që të reagojnë sa më shpejt dhe të realizojnë premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, pasi uji për pije është nevojë elementare dhe e drejtë e çdo familjeje.

Qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për premtime në kohë zgjedhjesh, por për punë konkrete dhe kushte normale për jetesë.

Address

Komuna Saraj
Skopje
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Sarajit sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category