Kosmonte Foods

Kosmonte Foods Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë Kosmonte ushqen jetën.

Kosmonte Foods ShPK është themeluar në vitn 2000 dhe ka qendrën e saj në Fushë Kosovë. Kosmonte është lider në sh*tjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në vend dhe rajon. Si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, Kosmonte Foods është e angazhuar për diversitet dhe gjithpërfshirje duke ofruar një gamë të gjërë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pije dhe produkte të tjera ekskluzive. Kosmonte Foods përpiqet për të maksimizuar përpjekjet për diversitetit dhe për t'u shërbyer sa më mirë klientëve tanë në komunitetet në të cilat ne operojmë. Në vitin 2006 kemi filluar të operojmë në Shqipëri dhe nga viti 2007 edhe në Dubai. Që nga muaji Gusht i vitit 2012 Kosmonte Foods gjithashtu ka hapur filialin e saj në Düsseldorf të Gjermanisë. Duke filluar nga muaji Korrik 2016 Kosmonte Foods ka filluar punën në filialin e saj të katërt – Qatar. Sot Kosmonte Foods mund të shikoj mbrapa dhe të jetë krenare për trashëgiminë e krijuar dhe të arriturat e deritashme si distributor lider i produkteve ushqimore. Misioni & Vizioni
Misioni ynë është që ta bëjmë jetën më të shëndetshme, më të lehtë dhe më të pasur. Vizioni ynë - Ne do të jemi zgjedhja më efektive e konsumatorëve për cilësi dhe shërbime. Vlerat tona
Besimi - Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë më të mirën
Ekselenca – Ne përpiqemi të jemi ekselent në gjithçka që bëjmë
Bashkëpunimi - Avantazhi ynë është bashkëpunimi dhe në këtë mënyrë fitojmë respektin dhe besnikërinë e konsumatorëve tanë. Përgjegjshmëria – Ne veprojmë me përgjegjësi, sigurojmë njerëzit tanë dhe produktet tona, kontribuojmë në komunitet dhe kujdesemi për ambientin
Fokusi në konsumatorë – Ne jemi pasionantë me konsumatorët tanë dhe prioritetet e tyre janë prioritete tona

Distribuimi
Kosmonte është lider në shpërndarjen e produkteve ushqimore me magazinim në regjimin plus dhe minus në Kosovë. Menaxhmenti ynë ka vite të tëra përvoje në fushën e importit dhe distribuimit. Ekipi ynë i ekspertëve me përvojë shumëvjeçare dhe njohuri në fushën e shërbimeve të logjistikës, automjetet e depot më moderne për distribuim, e bëjnë Kosmonte që të krijoj partnerë në biznes, të ofroj siguri dhe besueshmëri se mallrat do të dorëzohen në çdo destinacion në Kosovë. Depot
Depot tona janë moderne dhe me teknologji magazinimi në regjimin plus dhe minus. Magazina jonë qendrore ndodhet në Fushë Kosovë, por edhe çdo qendër e shpërndarjes siguron hapësira të veta për magazinim. Depot e pajisura me pajisje moderne dhe stafi profesional garantojnë magazinim profesional dhe shërbime të logjistikës. Logjistika
Për mbi 16 vite ne vazhdimisht jemi duke zhvilluar logjistikën për të plotësuar kërkesat e partnerëve tanë të biznesit dhe duke ofruar shërbime logjistike në Kosovë dhe Rajon. Baza e biznesit tonë është që të sigurojë qasje individuale për çdo klient duke ofruar zgjidhje për nevojat e tyre specifike sa i përket logjistikës. Monitorimi i vazhdueshëm i kërkesave në treg, përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i rrjeteve të logjistikës, optimizmi maksimal i burimeve në tregun vendor dhe atë të jashtëm, si dhe bashkëpunimi i mirë e afatgjatë me furnizuesit, kanë bërë që të zhvillojmë një makrodistribuim në vend dhe jashtë vendit. Transporti
Për partnerët tanë të biznesit ne ofrojmë shërbimet më të mira të transportit në regjimet plus dhe minus brenda dhe jashtë vendit. Kosmonte shquhet për reputacion të sinqertë në tregti, shërbime efektive dhe në kohë

Sistemi GPS
Kosmonte Foods është një ndër kompanitë e para në Kosovë, e cila ka instaluar sistemin kontrollues - GPS, i cili raporton pandërprerë për kohën dhe vendndodhjen e secilit automjet. Në këtë mënyrë bëhet mbikëqyrja e vazhdueshme e shpejtësisë së zhvilluar, si dhe itinerari i lëvizjes së automjetit. Ky sistem, përpos që i mundëson kompanisë monitorimin në çdo kohë, të saktësisë dhe efikasitetit të shpërndarjes, po ashtu ndihmon edhe në vlerësimin e drejtë të rrjetit të shpërndarjes. Sistemi PDA
Ky sistem i integruar i ka mundësuar kompanisë që në çdo moment të ketë informata në kohë reale mbi gjendjen e mallit në depo dhe të porosive nga blerësi. Gjithashtu, përmes këtij sistemi, secili sh*tës në terren në mënyrë elektronike realizon sh*tjen, lëshon faturën dhe bën porosinë e mallit për ditën e nesërme. Këto informata të pranuara në databazën e kompanisë Kosmonte Foods, përpunohen në mënyrë automatike dhe krijohen raporte të dobishme dhe reale për sasinë e mallit në depo, për sh*tjet ditore, për planifikimin e porosive të radhës, si dhe krijohen raporte të tjera sipas nevojave të menaxhmentit të korporatës dhe prodhuesve.

🥛 Ajo që konsumojmë çdo ditë, meriton të zgjidhet me kujdes.Qumështi cilësor fillon nga origjina e besueshme, lënda e pa...
14/10/2026

🥛 Ajo që konsumojmë çdo ditë, meriton të zgjidhet me kujdes.

Qumështi cilësor fillon nga origjina e besueshme, lënda e parë dhe standardet e larta të prodhimit. Me origjinë sllovene 🇸🇮, 3.5% yndyrë dhe qumësht të vërtetë lope, ky është një produkt ku cilësia dhe siguria janë prioritet në çdo paketim. 🤍

🥞 Këto krepa duhet t’i keni gjithmonë në shtëpi!VICI krepa – të buta, të shijshme, me ndjesinë e një recete shtëpie dhe,...
14/10/2026

🥞 Këto krepa duhet t’i keni gjithmonë në shtëpi!

VICI krepa – të buta, të shijshme, me ndjesinë e një recete shtëpie dhe, më e mira, janë gati vetëm për t’i ngrohur. 🤍 Kombinojini me fruta, çokollatë, krem apo çfarëdo që ju pëlqen.

Mos i lini pa i provuar! 😍
❄️ I gjeni në pjesën e produkteve të ngrira, në shumë rrjete të marketeve në Kosovë.

Pak kafe. Pak JUICY. Pastaj vazhdojmë. ☕🍫Mes emailave, takimeve dhe një dite plot angazhime, një pauzë e vogël e bën dif...
14/10/2026

Pak kafe. Pak JUICY. Pastaj vazhdojmë. ☕🍫

Mes emailave, takimeve dhe një dite plot angazhime, një pauzë e vogël e bën diferencën. 😍
Tekmar JUICY – kombinimi i çokollatës me mbushjen e mjedrës që ia shton pak ëmbëlsi edhe ditës më të ngarkuar.

Sepse edhe puna pret… për një kafshatë. 😉

Ka ëmbëlsira që i shijon, e ka edhe të tilla që të mbesin në mend. 🤍✨Sekreti i një cheesecake-u apo tiramisuje perfekt f...
13/10/2026

Ka ëmbëlsira që i shijon, e ka edhe të tilla që të mbesin në mend. 🤍✨

Sekreti i një cheesecake-u apo tiramisuje perfekt fillon me Ghidetti Mascarpone. Me teksturë të pasur, kremoze dhe i prodhuar nga 100% qumësht italian, ai i jep çdo recete finesën dhe cilësinë që meriton.

Sepse kur zgjedh përbërës premium, rezultati flet vetë. 🇮🇹

🇮🇹 RANA – Pasta të freskëta italiane, gati për pak minuta! 🍝😍Ravioli të mbushura me mozzarella dhe domate, me cilësi pre...
13/10/2026

🇮🇹 RANA – Pasta të freskëta italiane, gati për pak minuta! 🍝😍

Ravioli të mbushura me mozzarella dhe domate, me cilësi premium dhe shijen autentike të kuzhinës italiane!
⏱️ Vetëm pak minuta përgatitje dhe një vakt fantastik në tavolinë!

📍 I gjeni në raftet frigoriferike, në shumë rrjete të marketeve në Kosovë.

☕ LOYD – Çaji që Kosova e do! 💜Prej vitesh, një nga çajrat më të dashur dhe më të konsumuar në Kosovë! 😍Nga shtëpitë ton...
13/10/2026

☕ LOYD – Çaji që Kosova e do! 💜

Prej vitesh, një nga çajrat më të dashur dhe më të konsumuar në Kosovë! 😍
Nga shtëpitë tona te kafiteritë dhe restorantet, LOYD është bërë pjesë e momenteve të përditshme, falë cilësisë së lartë dhe kombinimeve unike të aromave.
💚 E gjeni në shumicën e rrjeteve të marketeve, si dhe në shumë kafiteri e restorante anembanë Kosovës.

LOYD – Çaji që na bashkon! ☕

13/10/2026

🤎 Churros time! Kush po i reziston? 😍

Pak çokollatë, shumë kënaqësi dhe një ëmbëlsirë që ta ndreq disponimin! 🤤🍫
Perfekte për ta ëmbëlsuar ditën ose për ta ndarë me shoqëri!
Tag dikë që s'të thotë kurrë JO për Churros! 👇

🍑 ZUEGG – Traditë italiane që nga viti 1890! 🇮🇹Mbi 135 vite përvojë, pasion për frutat dhe përkushtim ndaj cilësisë! ❤️Q...
13/10/2026

🍑 ZUEGG – Traditë italiane që nga viti 1890! 🇮🇹

Mbi 135 vite përvojë, pasion për frutat dhe përkushtim ndaj cilësisë! ❤️

Që nga viti 1954, Zuegg prodhon edhe pije me fruta, duke sjellë kombinimin perfekt të traditës italiane, frutave të përzgjedhura me kujdes dhe shijes së jashtëzakonshme.

ZUEGG – Cilësi që kultivohet ndër breza! 🍑

🇮🇹 LEVANTE – Cilësi premium italiane në çdo pikë! 🫒Vaj ulliri ekstra i virgjër, ndër më cilësorët në tregun e Kosovës, m...
13/10/2026

🇮🇹 LEVANTE – Cilësi premium italiane në çdo pikë! 🫒

Vaj ulliri ekstra i virgjër, ndër më cilësorët në tregun e Kosovës, me aromë të pasur dhe vlera të larta ushqyese.

✨ I pasur me antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, ideal për sallata, perime, marinime dhe gatime të përditshme. I shkëlqyer edhe për t’u konsumuar i freskët, mbi ushqime të gatshme.

🇮🇹 100% prodhim italian!

💙 Akadia Double Cream – cilësi daneze që i ka rezistuar kohës! 🇩🇰Tash e dy dekada në tregun e Kosovës, Akadia vazhdon të...
13/10/2026

💙 Akadia Double Cream – cilësi daneze që i ka rezistuar kohës! 🇩🇰

Tash e dy dekada në tregun e Kosovës, Akadia vazhdon të jetë zgjedhja e preferuar për kombinime të shijshme në kuzhinë! 😍

Me teksturën e saj kremoze dhe shijen e veçantë, është perfekte për sallata të freskëta dhe receta të ndryshme.

20 vite besim, cilësi dhe traditë daneze! 💙

Address

Rr. Antenës, Harilaq
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338733377

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosmonte Foods posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kosmonte Foods:

Shortcuts

Share