17/05/2026
Suksese
Të dashur qytetarë të Dardanës,
Me krenari prezantojmë kandidaturën për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Bajram Mavriqit, Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë, i cili në këto zgjedhje garon përsëri me numrin 97 në listën zgjedhore të LVV-së.
Bajram Mavriqi është një aktivist i palëkundur dhe një nga zërat më të përkushtuar politikë të Dardanës. Dy mandate radhazi ai ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ngritur vazhdimisht çështje me rëndësi për Dardanën dhe qytetarët e saj, duke adresuar nevojat, problemet dhe kërkesat e tyre aty ku merren vendimet për vendin.
Përgjatë viteve, ai ka dëshmuar përkushtim, seriozitet dhe punë të pandalshme në shërbim të qytetarëve, duke qenë pjesë e çdo sfide dhe fitoreje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë. Me integritetin dhe përvojën e tij politike, Bajram Mavriqi përfaqëson denjësisht interesin publik dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet angazhimi ynë politik.
Të gjithë ju që e njihni Bajram Mavriqin, e dini se ai çdo sukses e ka ndërtuar me punë, korrektësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Ai ka qenë gjithmonë aty ku ka pasur nevojë Dardana, me derë të hapur për qytetarët dhe me zemër pranë çdo shqetësimi të tyre. Respekti që gëzon sot nuk është rastësi; është rezultat i viteve të tëra angazhim, besim dhe qëndrueshmëri në rrugën për t’i shërbyer vendit dhe njerëzve të tij.
Sot, me mbështetjen e aktivistëve dhe besimin e qytetarëve, vazhdojmë rrugëtimin e rradhës për një përfaqësim të fuqishëm dhe dinjitoz të Dardanës në Kuvendin e Kosovës.
Na priftë e mbara!