AGROS

AGROS Prodhimtari bujqesore , tregtim i produkteve bujqesore.

25/07/2026

Rekomandime për trajtimin e pemëve frutore pas breshërit

Të nderuar fermerë,
Pas breshërit, prioritet kryesor është mbrojtja e plagëve të shkaktuara në bimë, parandalimi i infeksioneve dhe stimulimi i rikuperimit të tyre.

1. Trajtim i menjëhershëm
Rekomandohet aplikimi i preparateve me bazë bakri për dezinfektimin e plagëve dhe uljen e rrezikut të infeksioneve bakteriale dhe kërpudhore. Mund të përdoren preparate si:
• Hidroksid bakri;
• Oksiklorur bakri;
• Lëng Bordolez (Bordolezë).
Këto preparate krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e dëmtuar dhe zvogëlojnë mundësinë e depërtimit të patogjenëve përmes plagëve të shkaktuara nga breshëri.
2. Trajtimi për rikuperimin e bimës (2–5 ditë pas breshërit)
Pasi të jetë kryer trajtimi mbrojtës, rekomandohet përdorimi i biostimulantëve për të lehtësuar stresin fiziologjik dhe për të nxitur rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Mund të përdoren:
• Aminoacide;
• Ekstrakte algash detare (Ascophyllum nodosum);
• Acide humike dhe fulvike;
• Preparatet me bazë silici.
3. Ushqyerja plotësuese e bimës
Për të mbështetur rikuperimin e pemëve rekomandohet një program i balancuar ushqyes, duke përfshirë:
• Kalcium dhe bor, për forcimin e indeve të reja dhe përmirësimin e shërimit të plagëve;
• Azot në doza të moderuara, për rigjenerimin e masës gjethore;
• Kalium, për rritjen e rezistencës së bimës ndaj stresit dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit.
4. Monitorimi fitosanitar
Pas breshërit rritet ndjeshëm rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kërpudhore dhe bakteriale. Për këtë arsye, pemishtja duhet të monitorohet rregullisht dhe trajtimet fitosanitare duhet të zbatohen sipas vlerësimit të dëmtimeve, kushteve klimatike dhe rekomandimeve për kulturën përkatëse, duke respektuar preparatet e regjistruara dhe udhëzimet e etiketës.
Shënim: Rekomandimet duhet të përshtaten me llojin e pemës frutore, fazën e zhvillimit, shkallën e dëmtimit dhe kushtet agroklimatike të zonës. Përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit dhe legjislacionin në fuqi
Ku të kërkoni përkrahje dhe këshilla?
Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike i MBPZHR-së ju inkurajon të ndiqni praktikat profesionale bujqësore dhe të kërkoni këshilla në Qendrat Informative Këshillimore Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Kontakti për informata shtesë:
Departamenti i Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike – MBPZHR
Rr. “Ukshin Hoti”, Ndërtesa e ish "Ramiz Sadikut", nr. 120, Kati III
Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 (0)38 200 38 426

https://mbpzhr.rks-gov.net/rekomandime-per-trajtimin-e-pemeve-frutore-pas-bresherit/

✅️Thasë PP:  Big Bag 1000kg.Disponojmë thasë Big Bag me kapacitet 1000 kg, me 1 ose 2 mbyllje, cilësi të lartë dhe të pë...
25/06/2026

✅️Thasë PP: Big Bag 1000kg.
Disponojmë thasë Big Bag me kapacitet 1000 kg, me 1 ose 2 mbyllje, cilësi të lartë dhe të përshtatshëm për drithëra, plehra, farëra dhe materiale të ndryshme.
✅ Të fortë dhe rezistentë
✅ Praktikë për transport dhe magazinim
Disponojmë thasë Big Bag me kapacitet 1000 kg, me 1 ose 2 mbyllje, cilësi të lartë dhe të përshtatshëm për drithëra, plehra, farëra dhe materiale të ndryshme.
043565858

24/06/2026

🌾 Kur mbillet besimi, korren fitoret!

Agroelita sh.p.k. si sponsor të ri të KF Dukagjinit.
Sukseset e klubit ndërtohen mbi besimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë. Faleminderit Agroelita për besimin dhe mirë se erdhët në familjen bardhë e gjelbër! 💙💚🤝🌾

Tek AGROS mund të gjeni të gjitha inputet sezonale bujqësore:  ✅ Produkte për mbrojtjen e bimëve ✅ Farëra cilësore për k...
16/05/2026

Tek AGROS mund të gjeni të gjitha inputet sezonale bujqësore:
✅ Produkte për mbrojtjen e bimëve
✅ Farëra cilësore për kultura të ndryshme
✅ Plehëra kristalor e foliar.
✅ Drithëra
✅ Produkte profesionale për ujitje , sera dhe produkte tjera sezonale.
🌾🌻🌽🌶🥒🥬🍅🥕🍇🍎
Rrisni prodhimin dhe mbroni kulturat tuaja me produkte të testuara dhe të besueshme!
📍Adresa: afër përball market QTA.
📞 Kontaktoni në 043565858
👉 AGROS – Partneri i çdo fermeri!

06/05/2026

🌽 Menaxhimi i barojave në kulturën e misrit.
✅ Pako e kompletuar: NIKOSH + URI + FURDOS
Menaxhimi ideal i barojave gjethengushta dhe gjethegjera si dhe mbrojtja dhe ruajtja e misrit me ushqimin foliar- ANTISTRES.

👉 Për më shumë kontakt:
043565858

Prodhimtari bujqesore , tregtim i produkteve bujqesore.

19/04/2026
17/04/2026

Të nderuar fermerë!

Tani ndodhemi në sezonen e mbjelljeve intenzive të kulturave pranverore.
Ne si kompani vendore me mbi 25 vite përvojë në prodhimin dhe përpunimin e farërave të grurit, këtë vit po vazhdojmë për herë të dytë edhe me grumbullimin e prodhimit nga:
LULEDIELLI 🌻 dhe MISRI 🌽 !
Si pikë grumbulluese, ne do të pranojmë prodhimin tuaj gjatë kohës së korrjes, në përputhje me marrëveshjet dhe çmimet e tregut.
📌 Kriteret bazë të pranimit sipas standardeve:
✅ Lagështia:
Misër 🌽: max. 14%
Lulediell 🌻: max. 8%
✅ Papastërtia: max. 2%
✅ Produkt i shëndetshëm, pa dëmtime dhe pa prezencë myku.
🌱 Prodhimet duhen të jenë nga të mbjellurat me farë cilësore dhe të certifikuara, si dhe plehërim adekuat, për të arritur rendimente sa më të larta dhe cilësi më të mirë.
🤝 Për bashkëpunim, na kontaktoni!
045102510
043565858
Ju dëshirojmë një sezon të mbarë! 🚜🌻

Tek AGROS mund të gjeni të gjitha inputet sezonale bujqësore:  ✅ Farëra cilësore për kultura të ndryshme✅ Plehra kimik d...
13/04/2026

Tek AGROS mund të gjeni të gjitha inputet sezonale bujqësore:
✅ Farëra cilësore për kultura të ndryshme
✅ Plehra kimik dhe organik
për rendiment maksimal
✅ Drithëra
✅ Produkte profesionale për serra dhe fushë të hapur
🌾🌻🌽🌶🥒🥬🍅🥕🍇🍎
Rrisni prodhimin dhe mbroni kulturat tuaja me produkte të testuara dhe të besueshme!
📍Adresa: afër RoyalDent përball market QTA
📞 Kontaktoni në 043565858
👉 AGROS – Partneri i çdo fermeri!

11/04/2026

Address

Klina
32000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AGROS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category