Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Viti

  • Home
  • Kosovo
  • Vitina
  • Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Viti

Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega  në Viti 2024

EKSPOZE E FAKTEVETKATUND PËR KATUND DHE MAS RENDIT KRONOLOGJIKMASAKRA E KATUNDIT ZHEGËR- VITI 1942    Para datës 13 Mars...
07/07/2024

EKSPOZE E FAKTEVET
KATUND PËR KATUND DHE MAS RENDIT KRONOLOGJIK

MASAKRA E KATUNDIT ZHEGËR- VITI 1942

Para datës 13 Mars 1942.XX. Tefik Derkoli nga Zhegri, morri leje prej Kolonelit Bullgar Vojnikov me kalue kufinin bashkë me të shoqen.- Në kufi u ndaluan prej ushtarëve Bullgar dhe mbasi i mbajtën 7 (shtatë) orë, Tefikun tue e rahun dhe të shoqen tue e përdor i lëshuan.-
13 Mars 1942.XX. Komandanti Bullgar i kufinit Kolonel Todor Vojnikov thirri në qendrën e vetë (Zhegrë) parin e katundeve Shqiptarë e u tha: Ju, në bashkëpunim me Shqiptarët e andej kufinit, jeni tui–u-armatosun me qëllim t’i bini ushtris Bullgare; pra, s’ju kam ma besim dhe ju ftoj të dorëzoni armët. Nga ana tjetër po atë ditë thirri parin e katundeve Serb e Malases, u mbajti nji fjalë e u tha, midis t’jerave, këto: jemi vëllezër dhe duhet të harojm të kaluesen; duhet të bashkëpunoni për me i ba ball çdo rreziku që mund të na vijë nga ana e Shqiptarëvet; prandaj sod do t’ju armatos që ti ndihni ushtris Bullgare kundër Shqiptarëvet.-
Mbasi u shpërndanë armët civilavet Serbo-Malazez, këta paraduan dy tri herë në qendrën e Zhegrit, si në shenjë manifestimi, me flamur Bullgar e tue brohorit për Bullgarin dhe për mbrojtjen e saj. Komandanti u dha kompetencë me i patrollue shpiat Shqiptare, qoftë edhe në mungesë të autoriteteve Bullgare. Nga ana tjetër u urdhënue çarmatimi i rojtarëve shqiptarë të katundeve që Komanda u pat dhënë armë më parë. Gjithashtu, u dha urdhën që çdo Shqiptar që të shihet natën jashtë shpis të vritet me nji herë; dhe që krypleqt Shqiptarë të ndrohen me Serb të tillë. Natën e 13 marsit në Zhegër dhe në katundet afër kufinit: Rimnik, Kabash, Kasale, Gjylekar, Uglar e Lashticë, u ba nji alarm me bomba e mitraloza nga ana e ushtarëve Bullgarë të ndihmuem nga Serbo-Malazest me pretekst sikur ngritën krye Shqiptarët. Dy Shqiptarë, mullisi (pronari i mullirit – Q.L.) Elmas Ajdini dhe rogtari i tij, që u ndodhën atë natë tue blue në mullinin e katundit Zhegër, Bullgarët i kapën, i dërguan larg katundit dhe i pushkatuan: Elmazi mbeti dekun, rojtari i plagosun, mundi me ikë.
Komanda Bullgare dha urdhën 65 katundeve shqiptare gjatë vijës demarkasionit që qent ti lidhin dhe dyert e shpivet ti mbajn hapët natë e ditë.-
15 Mars e dielë. Bullgaro-Serbo-Malazezët mblodhën gjitha burrat e katundit Zhegrë dhe i shtinë në burg ku i mbajtën dy dit e dy net; po atë kohë dramë tjetër luhej nër shpiat e tyne; pleq, plaka, kalamaj, torturoheshin dhe gra e vajza turpëroheshin.-
Po atë ditë (15-3-42) Bullgarët prunë e burgosnë në Zhegrë shumë shqiptarë nga katundet rotull: Kabash, Rimnik, Gjylekar, Kasale e Lashticë.-
16-3-1942.XX. Përpara publikut, me dru e me thikë, vranë Elez Isufin prej Zhegre dhe kufomën ia hodhën pran rrugëve.
I lajmnuem Marshali Italijan i Karabineris së Gjilanit arriti në Zhegrë ku me syt e vet konstatoi gjendjen tragjike: gjeti atje burra shqiptarë të lidhun, të burgosun e të përgjakun.- Si iku Marshali N/koloneli Vojnikov u kërkoi të burgosurvet shumën 35.000 leva dhe, si i morri, i liroi.-
Prej Zhegre kanë mujt me ikë deri 18.VI.1942.XX vetëm 8 (tetë) familje.-

04/07/2024

Në vitet 1941–1944, Kosova shënoi një ngjarje të rëndësishme për historinë e saj: hapjen e shkollave të para shqipe. Figura kyçe në këtë mision ishin Ernest Koliqi dhe Ali Hashorva. Në vitin shkollor 1941–1942, u hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Në nëntor të vitit 1941, u hap Shkolla Normale në Prishtinë. Kjo periudhë njihet si “Koha e Shqipnisë”, ku shkollat, administrata, dhe pushtetit vendor ishin të gjitha në gjuhën shqipe. Ky ishte një mision i rëndësishëm për arsimin kombëtar dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve shtetërorë.
Me poshte po e paraqesim edhe dokumentin e kohes qe e deshmon kete ngjarje madheshtore!

SHKRESË
e Ministrisë së Arsimit - Tiranë, përmes së cilës njofton Komisariatin e Naltë Civil për Kosovë, Dibër e Strugë, për hapjen e shkollave shqipe në Tokat e Liruara, për çka lutë këtë organë të lartë që nëpërmjet prefekturave, nënprefekturave, bashkive dhe komunave të bëhen sa më parë shpalljet publike

Nr. 4009/XVII Tiranë, më 14 tetor 1941

P. T.
Komisariatit Civil të Kosovës e të Dibrës
Prizrend

Bashkëlidhun kam nderin të paraqes listën e shkollavet qi hapen për herë të parë në qendrat e katundet e ndryshme të Kosovës e të Dibrës.
Pjesa ma e madhe e këtyneve ka me u plotësue me mësuesët qi kemi me ua njoftue s’afërmi.
Vendet qi mund të mbeten vakant do të plotësohen ma vonë po sa të kenë marrë fund provimet e maturës e konkurset.
Gjatë vitit kemi me hapë dhe shkolla tjera, por kjo ka me qenë e mundun, kur kjo Ministri të ketë realizue hapjen e disa kursevet të jashtëzakonshme pedagogjike, për mësuesë e mësuese, për çeljen e të cilavet kemi kërkue autorizimin përkatës.
Lutem në këtë rasë të kini mirësinë me ba shpalljet përkatëse me anë të Prefekturave, të Nënprefekturave, të Bashkive e të Komunavet për hapjen e këtyne shkollave; njiherit t,u epnin urdhnin e duhun qi të kujdesën me të tana mundësitë e tyne për të mënjanue çdo pengim qi do të ndalonte nisjen nga puna në këto shkolla.
M I N I S T R I
Inspektoris s’Arsimit Prizrend, Prishtinë
Pejë, Dibër e Madhe,
Tetovë.

Për njoftim.
M i n i s t r i
Ernest Koliqi

V E N D I M
Nr......dt...........................941-XX-

Sot, me datën 1.X.1941-XX- n’orën 17 u mblodh Këshilli i Administratës së kësaj Ministrije ndën Kryesin e Këshilltarit të Përhershëm Z. Dr. Mario Morandi, me antërë Z.Z. Anton Kranji, Sekretar i Përgjithshëm, Injac Naraçi, Drejtor i Arsimit të Mesëm, Ahmet Duhanxhiu, Drejtor i Arsimit Filluer dhe Z. Ali Hasharovën, Antar i Inspektoris Eprore, për të studjue raportet dhe shkresat: a) të Misjonit Shkolluer të Kosovës Nr. 28/I dt. 31.8.941-XX dhe b) të Misjonit Shkolluer të Dibrës Nr. 21 dt. 11.8.941-XX, raporte këto, qi flasin mbi nevojën e hapjes së shkollavet kombëtare në krahinat e ndryshme të visevet të lirueme.
Këshilli, si shqyrtoi e studjoi me kujdes raportet e propozimet e përmbajtuna në të dhe, mb,anë tjetëe, tue marrë para sysh ngushticën për personel qi ka arsimi Filluer,
V E N D O S I
1. Hë për hë hapjen e shkollavet fillore kombëtare në vendet, qi rreshtohen më poshtë e në sasin qi shënohet për bri të secilës:
I. NË VISET E KOSOVËS
Në Prizrend e rrethe:
Në Prizrend 2 Shkolla fillore me 17 mësues
“ Korishë 1 “ “ “ 1 “
“ Novak 1 “ “ “ 1 “
“ Zym 1 “ “ “ 1 “
Në Dragash e rrethe :
“ Vranishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Rapçe 1 “ “ “ 1 “
“ Brodë 1 “ “ “ 2 “
“ Restelicë 1 “ “ “ 1 “
Në Suharekë e rrethe:
“ Suharekë 1 “ “ “ 1 “
“ Mushtishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Nishur 1 “ “ “ 1 “
Në Gjakovë e rrethe:
“ Gjakovë 1 “ “ “ 10 “
“ Cernabreg 1 “ “ “ 2 “
“ Irzniq 1 “ “ “ 2 “
“ Novosellë 1 “ “ “ 2 “
“ Çernijan 1 “ “ “ 1 “
“ Dobrigje 1 “ “ “ 1 “
“ Voksh 1 “ “ “ 1 “
Në Rahoves e rreth:
“ Rahovec 1 “ “ “ 4 “
“ Hoça e Vogël 1 “ “ “ 1 “
“ Hoça e madhe 1 “ “ “ 2 “
“ Banjë 1 “ “ “ 2 “
“ Carallup 1 “ “ “ 1 “
“ Kijevë 1 “ “ “ 2 “
“ Drenovc 1 “ “ “ 2 “
“ Mamushë 1 “ “ “ 2 “
Në Pejë e rrethe:
“ Pejë 1 “ “ “ 12 “
“ Papraçan 1 “ “ “ 1 “
“ Strellcë 1 “ “ “ 3 “
“ Kucishtë (Ver.) 1 “ “ “ 1 “
Në Istok e rrethe:
“ Istok 1 “ “ “ 3 “
“ Gjyrakoc 1 “ “ “ 2 “
“ Uhca 1 “ “ “ 2 “
“ Vrellë 1 “ “ “ 1 “
“ Zllakuçan 1 “ “ “ 1 “
Në Serbicë e rrethe:
“ Serbicë 1 “ “ “ 1 “
“ Turiçefc 1 “ “ “ 2 “
“ Obri 1 “ “ “ 1 “
Në Plavë e rrethe:
“ Plavë 1 “ “ “ 3 “
“ Guci 1 “ “ “ 3 “
Në Prishtinë e rrethe:
“ Prishtinë 2 “ “ “ 15 “
“ Sedllarë 1 “ “ “ 1 “
“ Komoran 1 “ “ “ 1 “
“ Lipjanë 1 “ “ “ 1 “
“ Rufe i Ri 1 “ “ “ 1 “
“ Janjevë 1 “ “ “ 3 “
Në Ferizaj e rrethe:
“ Ferizaj 1 “ “ “ 3 “
“ Shtime 1 “ “ “ 2 “
“ Greminjë 1 “ “ “ 1 “
“ Talinovc i Madh 1 “ “ “ 1 “
“ Mirash 1 “ “ “ 1 “
“ Bibaj 1 “ “ “ 1 “
“ Shivovë 1 “ “ “ 1 “
Në Gjilan e rrethe:
“ Gjilan 1 “ “ “ 4 “
“ Bresalcë 1 “ “ “ 1 “
“ Strezovë 1 “ “ “ 1 “
“ Hogoshtë 1 “ “ “ 1 “
“ Cërnicë 1 “ “ “ 1 “
“ Koretinë 1 “ “ “ 1 “

II. NË VISET E DIBRËS
Në Dibër të Madhe e rrethe:
Në Dibër të Madhe 1 Shkollë fillore me 8 mësues
“ Banishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Zherovnicë 1 “ “ “ 2 “
“ Vidush 1 “ “ “ 1 “
“ Radastushë 1 “ “ “ 1 “
“ Trebishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Velebërdë 1 “ “ “ 1 “
“ Skudrinë 1 “ “ “ 1 “
“ Kosovrast i Epërm 1 “ “ “ 1 “
“ Zepishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Paresh 1 “ “ “ 1 1
Në Strugë e rrethe:
“ Strugë 1 “ “ “ 6 “
“ Radohoshtë 1 “ “ “ 1 “
“ Ladorishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Veleshtë 1 “ “ “ 1 “
“ Llabunishtë 1 “ “ “ 2 “
“ Livadhi 1 “ “ “ 1 “
Në Kërçovë e rrethe:
“ Kërçovë 1 “ “ “ 7 “
“ Strelcë 1 “ “ “ 1 “
“ Shytovë 1 “ “ “ 1 “
“ Serbicë 1 “ “ “ 1 “
“ Tuhinë 1 “ “ “ 1 “
“ Jagoll-Delencë 1 “ “ “ 1 “
“ Trapçindoll 1 “ “ “ 1 “
“ Zajas 1 “ “ “ 2 “
“ Dërgovë 1 “ “ “ 1 “
Në Gostivar e rrethe:
“ Gostivar 1 “ “ “ 8 “
“ Dobërdol 1 “ “ “ 1 “
“ Vrapçishtë 1 “ “ “ 2 “
“ Debreshë 1 “ “ “ 2 “
“ Zdunje 1 “ “ “ 1 “
“ Vërtok 1 “ “ “ 2 “
“ Radhenë 1 “ “ “ 1 “
“ Reçan 1 “ “ “ 2 “
“ Tërnovë 1 “ “ “ 1 “
“ Banic e Poshtme 1 “ “ “ 1 “
“ “ Epërme 1 “ “ “ 1 “
“ Llakavicë 1 “ “ “ 1 “
“ Forinë 1 “ “ “ 1 “
“ Çegran 1 “ “ “ 1 “
Në Tetovë e rrethe:
“ Tetovë 2 shkolla fillore me 12 mësues
“ Shipkovicë 1 “ “ “ 1 “
“ Xhepçishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Zhelinë 1 “ “ “ 2 “
“ Reçicë Madhe 1 “ “ “ 1 “
“ Pallçishtë 1 “ “ “ 1 “
“ Kamjan 1 “ “ “ 2 “
“ Negotinë 1 “ “ “ 1 “
“ Pirok 1 “ “ “ 1 “
“ Gradec 1 “ “ “ 1 “
“ Bogovinë 1 “ “ “ 1 “
“ Miletinë 1 “ “ “ 1 “
“ Çellopek 1 “ “ “ 2 “
2. Transferimin e numrit të nevojshëm të personelit mësimuer, qi shenohet këtu sipër pranë së cilës shkollë, nga shkollat e Shqipnis së përparshme në këto shkolla kombëtare, qi për herë të parë po hapen në viset e lirueme.
3. Administrimin e Arsimit Filluer në kosovë e Dibër tue hapë pesë Inspektori me qendra në Prizrend, në Pejë, në Prishtinë, në Dibër të Madhe dhe në Tetovë.
4. Dekretimin e hapjes së shkollavet të sipërshënueme nga ana e Titullarit të Ministris s,Arsimit.
5. Të propozohet në Këshillin e Ministravet Dekretimi i pesë vendeve të rij për Inspektora t,Arsimit Filluer të ruolit në qendrat e përmenduna në pikën 3 të këtij vendimi.
6. Përmbajtja e pikës 1 të këtij vendimi do t,i njoftohet Makambësis Mbretnore, Kryeministris, Ministris së P. të Mbrendshme, Komandës së Përgjithshme të KK.MM. dhe Komisariatit Civil të Visevet të lirueme të Kosovës, të Dibrës e të Strugës.

A N Ë T A R Ë T K R Y E T R I
AQSH.F.195.v.1941.D.113.fl.74-78

04/07/2024

7
INFORMATË
E Inspektorit të Arsimit të Prefekturës së Kosovës, Shaban Arra, dërguar Ministris së Arsimit në Tiranë, lidhur transferimin e një pjese të kuadrit arsimor nga kjo prefekturë për në Tokat e Liruara

Nr. 23/II Res. Kukës, më 31-VII-1941-XIX
Në lidhje me t’atyshmin Nr. 189 d. 19-VI-41-XIX
Kemi nderin me ju njoftue se, përsa kërkohet me të sipërmin, ju përshkruhet shkurtazi çashtja që ka lidhje me organizimin e ri shkolluar:
I. a) Arsimtarët qi dëshirojnë m’u transferue në krahinën e kosovës së lirueme dhe që i gjikojmë si ma t’aftë për të krye me sukses shërbimin janë:
1. Salih Kolgeci 13. Rexhep Shpendi
2. Muharrem Musa 14. Aishe Shpendi
3. Persifoni Musa 15. Sait Bakalli
4. Gjergj Martini 16. Xheladin Hana
5. Zografa Martini 17. Fadil Haxhi Hoxha
6. Myrteza Shehdulla 18. Xhavit Nimani
7. Sherin Shehdulla 19. Bajram Nura
8. Lutfi Zyberaj 20. Zeki Shehi
9. Shaban Ferri 21. Hysni Zajmi
10. Beqir Kastrati 22. Minush Lipoveci
11. Jaho Dibra 23. Zija Basha
12. Halil Agusholli 24. Xhevat Shkreli
II: Në shkollë të Kuksit mund të kursejmë pesë fuqi mësimore; në shkollën e Tropojës mund të kursejmë vetëm nji fuqi dhe n’atë të Krumës po njaqë. Gjithsejt mund të kursehen shtatë fuqi mësimore.
III: Shkollat, që mund të deklarohen të mbylluna për nji vjet, janë: 1. Shkolla e Teplanit; 2. e Letaj dhe 3 ajo e Malit të Zi. Ato, që për mungesë nxanësësh dhe gjendjet të keqe të lokaleve mund të deklarohen të mbylluna për dy vjet, janë: 1. Shkolla e Helshanit, 2 ajo e Zogaj, 3 ajo Ploshtanit, 4 ajo e Radomirit, 5 e Kollovozit.
Inspektori i Arsimit:
(Shaban Arra)
AQSH.F.195.v.1941.D.113.fl.40

Address

Rruga Elena Gjika
Vitina
6300

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Viti posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category